KreuStil Jetese

Ganimet Vendresha prej javësh e sëmurë! Arjola Xoxa emocionon me fjalët për gjyshen në ditën e saj të lindjes!

Ganimet Vendresha, kryebalerina e parë e Teatrit të Operës dhe Baletit në Shqipëri, feston sot 88-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të shënuar, mbesa e saj  Arjola Xoxa, ka bërë një postim tejet emocionues në rrjetin e saj social Instagram.

Ajo ka përshkruar në pak rreshta rrugëtimin e jetës së balerinës Ganimet Vendresha, historinë e bukur të dashurisë me gjyshin e saj, dhe tashmë vështirësitë që po kalojnë pasi prej 6 javësh pasi balerina është e sëmurë.

Ajo emocionon teksa shkruan, “Uroj të ketë ende vite për të qëndruar me ne, por edhe në qofshin vetëm ditë, do të jene ato të dikujt që ka bërë veçse mirë në jetë, e që ka ndriçuar zemrën e kujtdo e ka patur pranë”.

 

“Në foton e parë, gjyshja ime Ganimet Vendresha, eshte 25 vjec. Sot ajo mush 88 vjec. Me e vogla e 8 fëmijëve. 16 vjeç u largua per ne Moske per te studiuar prane Shkolles se Baletit te Bolshoi Teater, e ne kete udhetim u njoh me gjyshin tim. Atje jetuan 8 vite e kur u kthyen themeluan Shkollen Baletit e me vone ishin drejtuesit e pare te baletit ne themelimin e Teatrit te pare te Operas dhe Baletit ne Shqiperi.

Gjyshi ka patur pasion fotografine, duke na lene nje pasuri te pamateshme. Gjithashtu, ai ka mbajtur ditar deri ne fund te jetes se tij. Qe e vogel nisa ta lexoja dhe eshte nder historite e para te dashurise qe kam lexuar, permes fjaleve te vete gjyshit, nga djale ne burre. Eshte edhe me e bukura. Dashuria (edhe jeta) e tyre ka qene si ato qe enderrojme te gjithe: e vertete, e pafund, e pamposhtshme, pa hije.

Sot gjyshja mbush 88 vjec dhe ne 6 javet e fundit ka hyre e ka dale nga spitali tri here. Pas nje arresti kardiak, ne daten 23 gusht u rikthye ne jete nga Dok. Alfred Nona, njeri i cilesive te rralla. Nje pjese te saj tashme e kemi humbur pergjithmone. Javet e fundit kane qene shume te renda per familjen tone.

Une jam rritur nga dy prinderit e mi dhe nga kjo gjyshe, e pas humbjes se babit 3 vite me pare, semundja e gjyshes ma ka copetuar shpirtin. Por ne te gjithe kete trishtim, vazhdoj mendoj se nje jete si jeta e saj eshte fati me i madh qe dikush mund te kete: 88 vite te mbushur me dashuri, shume dashuri, me qetesi, miresi, besim, me vertetesi, duke kerkuar te bukuren e te miren ne cdo gje. Te gjithe studentet dhe miqte e saj e kujtojne si shpirti me i paster qe kane njohur, si nje njeri i dedikuar ndaj familjes dhe punes pa u ankuar kurre.

Pavaresisht loteve qe me shkojne cdo dite ne javet e fundit, jam e lumtur qe gjyshja ka patur nje jete pafund te bukur e njekohesisht te jashtezakonshme (e keto te dyja shume rralle vijne bashke). Uroj te kete ende vite per te qendruar me ne, por edhe ne qofshin vetem dite, do te jene ato te dikujt qe ka bere vecse mire ne jete, e qe ka ndricuar zemren e kujtdo e ka patur prane.

Te dua aq shume gjyshja ime e mire, e bukur dhe me shpirt te bute. Jam me shume fat qe nje pjese e jotja jeton tek une”, ka shkruar Arjola Xoxa.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF