KreuStil Jetese

Nutricionistja: Ja sa duhet të ecni për të hequr kaloritë e një cope ballkava!

Nutricionistja: Ja sa duhet të ecni për të hequr kaloritë e

Festat mbaruan, e bashkë me to, edhe “lëshimet” që i lejuam vetes me ushqimin. Tani është koha t`i rikthehemi kujdesit për trupin, dhe mundësisht të mendpojmë për heqjen e rëndesës që ndiejmë për shkak të konsumit të ushqimeve teje kalorike si bakllavaja apo kadaifi. Po a e dini sa duhet për të tretur kaloritë që keni marrë qoftë dhe me një ngastër (cope) bakllava?  “Duhet të bëni 20 km ecje” , tha  nutricionistja Anila Kalleshi e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora. Duhet të dini që bakllavaja e sherbetosur nuk merr shumë kalori nga sheqeri sesa nga gjalpi që ka çdo shtresë, tregon Kalleshi.

“Pjesa më e madhe e kalorive merret nga gjalpi” prandaj nisni punën të konvertoni këto kalori në ecje dhe ushtrime fizike. Ajo  nënvizon se problem nuk është nata e Vitit të Ri, por riciklimi i ushqimeve pas asaj nate.

“Është ekstremisht i dëmshëm. Ngrohja dhe ftohja e ushqimeve krijon mundësinë e zhvillimit të patogjeneve dhe bakterieve të ndryshme. Ushqimi nuk është i freskët dhe mund të sjellë dëme në organizëm shoqëruar kjo dhe me kaloritë e tepërta që kemi marrë prandaj duhet të shtoni ecjen dhe aktivitetin fizik“, është shprehur ajo, duke shtuar se megjithatë gjithçka varet dhe nga metabolizmi i trupit tuaj. Mos harroni as të konsumoni ujë. “Jo vetëm që pastron trupin nga alkooli që kemi konsumuar por ndihmon dhe në rigjenerimin e qelizave e reja. Uji është i domosdoshëm”

Këshillat për vitin 2023

-Fokusohuni tek lënget e frutave smuthi.

-Konsumoni supra e sallata. Janë ushqime shumë të lehtë për organizmin.

-Një mëngjes me smuthi, kos, fara është fantastik

-Konsumini frutat e pyllit. Selinoja është një perime me bum vitaminash. Është lëng çudibërës. Ju sugjerojmë 400 mln  lëng selinoje.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF