KreuStil Jetese

Meri Shehu bën parashikimin e yjeve për këtë javë!

Meri Shehu ka qenë e ftuar këtë të hënë te “Rudina” dhe ka bërë parashikimin e yjeve për këtë javë. Astrologia shpjegon se jemi nën ndikimin e Hënës së plotë në Gaforre dhe sendet e humbura rikthehen gjatë tij.

Kjo javë është shumë interesante. Jemi nën ndikimin e Hënës së plotë në Gaforre. Kjo na bën shumë familjarë, na bën që të merremi me bizneset familjare, njerëzit e dashur. Në datën 14 të kësaj jave Marsi pas shumë muajsh që është i kundërt do kthehet i drejtë në Binjak dhe do të çlirojë Binjakët, Shigjetarët, Virgjëreshat dhe Peshqit, sidomos ata të lindur në 10-ditëshin e dytë do t’i bëjë që planet dhe projektet e tyre të fillojnë të avancojnë tani sepse kanë ngecur në vend.

Sot është një ditë e bukur sepse Afërdita në Ujor bën një lidhje shumë të bukur me Marsin në Binjak. Disa çështje erotike do të ecin mirë, veçse në datën 14 Afërdita bën me Uranin një lidhje shumë të vështirë, kështu që aty do të dëgjojmë problematika në jetën erotike dhe ekonomike. Rreth datës 14 shket pak këmba, situata. Duhet të kemi kujdes në vendimmarrjet që marrin në jetën personale sepse kemi Mërkurin e kundërt në Bricjap”, tha Meri Shehu.

Astrologia e njohur qartëson se veç sendeve, Mërkuri i kundërt rikthen edhe njerëz e marrëdhënie nga e kaluara që mund t’i kemi humbur.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF