“Big Brother VIP” Albania ka nisur rrugëtimin e tij të dytë prej 24 dhjetorit të vitit të kaluar dhe këtë të diel është gati programi i së dielës “Fan Club”, ku do të diskutohen ngjarjet që kanë ndodhur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri me opinionistë, gazetarë dhe më banorët që kanë dalë prej saj.
Së fundmi faqja zyrtare në Instagram e Top Channel ka zbuluar se ky program do të moderohet nga Megi Pojani, duke zvendësuar në këtë mënyrë Dojna Memën e cila mbante këtë pozicion vitin e kaluar, në edicionin e parë të “Big Brother VIP”Albania.
“Të pathënat e Big Brother Vip i zbuloni nga 8 janari në Fan Club! Çdo të diel, ora 12:45 në ekranin e Top Channel me Megi Pojanin”, thuhej në postim. Kjo eksperiencë për Megi Pojanën vjen pasi ajo ishte moderatore në rubrikën “Maskat” në “E Diell”.
Të gjithë banorët e “Big Brother VIP” janë në nominim dhe këtë të shtunë pritet të dalë personazhi i parë nga shtëpia si më pak i votuari dhe i pëlqyeri nga publiku. Ndërkohë kujtojmë që disa ditë më parë ishte Zhaklina që doli prej shtëpisë por që zgjodhi vetë të ndërpriste këtë eksperiencë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Çfarë është IN në 2023!

Kristi & Sheri ”Kampionë të dashurisë!”







30 vjet Italoptik!










