5.5 C
Tirana
E premte, 31 Mars, 2023
spot_imgspot_img

Dua Lipa, bashkë-drejtuese e Met Gala: Ylli shqiptar shkëlqen gjithmonë e më fort!

Dua Lipa do të drejtojë së bashku me Michaela Coel, Penélope Cruz, Roger Federer,  dhe Anna Wintour Met Gala 2023. Nuk kanë të sosur kështu sukseset e këngëtares shqiptare. Dua është tashmë e pandalshme.

“E emocionuar të njoftoj se jam një nga bashkëkryesuesit e #MetGala 2023 së bashku me Michaela Coel, Penélope Cruz, Roger Federer dhe Anna Wintour. Shihemi të hënën e parë të majit #CostumeInstitute Benefit”, ka shkruar ajo në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Met Gala që zhvillohet të hënën e parë të muajit maj, është një makineri gjigande mbledhjeje të parave për Institution e Kostumografisë në Muzuen Metropoliton të Artit në Neë York, duke i siguruar atij burimit kryesor të financimit. Nga ana tjetër, kjo është dhe një prej netëve më të mëdha e të rëndësishme të  botes së modës. Met Gala organizohet nën mbikëqyrjen e kryeredaktores së Vogue, Wintour.

Eventi vjen përherë me një tematikë të caktuar. Këtë vit, ai është një homazh për jetën dhe krijimtarinë e jashtëzakonshme të Karl Laggerfeld, stilisti gjenial me origjinë gjermane që punoi në Chanel, Fendi dhe Chloe dhe vdiq në vitin 2019 në moshën 85-vjeçare. Karl Lagerfeld: A Line of Beauty do të rikthejë rreth 150 nga krijimet e tij për të eksploruar “gjuhën e tyre stilistike”, ndërsa do të ekspozohen po ashtu edhe skicat origjinale të dizajnerit legjendar.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit