Pantallonat ( për punë e festa), që ju tregojnë më të gjata!

Katie Holmes na tregoi së fundi veshjen perfekte që zgjat figurën; aktorja e di fare mirë se cfarë modeli pantallonash të përdorë për këtë qëllim.

Edhe pse jo rrallëherë, ylli hollivudian është vendosur në shënjestër të kritikave për shkak të zgjedhjeve që bën në fushën e modës, këtë radhë goditi në shenjë.

Modeli “oversize” me këmbë të gjera është veshja ideale thonë ekspërtët, dhe me të, nuk mund të gaboni. Edhe më të këndshme i bën ato fakti që  janë elegante dhe të rehatshme në të njëjtën kohë, që do të thotë se  mund të vishen në raste të ndryshme, përfshirë në punë, dhe janë të përshtatshme edhe për një mbrëmje jashtë.

Katie Holmes zgjodhi pantallona të gjera ngjyrë ari, të cilat i kombinoi me këpucë argjendi me majë dhe çorape të zeza të tejdukshme. Një xhaketë lëkure e gjerë, një këmishë e bardhë dhe një çantë dore jeshile e kompletuan stilin e saj.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article