Lidhja e blogeres Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi, të njohur ndryshe si Dj PM, ka vazhduar të mbetet e fortë që kur nisi të formëzohej përpara syve të publikut të “Big Brother Vip” . Edhe pse që prej daljes atëherë, ata janë përpjekur të tregohen disi më të rezervuar, sërish mbeten në vëmendjen e ndjekësve dhe janë kthyer në një cift mjaft të komentuar të showbizit.
Ajo për të cilën diskutohen së fundi është marrëdhënia e babait të Sahrës me partnerin e saj. Nuk ka asnjë problem mes tyre, pervec një përplasjeje të vogël për të cilën duket se nuk kanë për të rënë dakord kurrë: ekipet e preferuara të futbollit.
Babai i blogeres është tifoz i skuadrës italiane të Interit, ndërsa Dj PM është ekipin e Milanit, që mbrëmë e humbi ndjeshjen në finalen e Superkupës së Italisë 0 me 3 përballë Interit. Sara publikoi një foto të bisedës me babain e saj, që e ngacmon PM pas fitores së Interit.
“Bëji të fala PM”- shkruante babai i blogeres ndërsa ajo theksoi krahas postimit:”Kjo është e vetmja arsye pse babi im dhe PM nuk do të shkojnë kurrë mirë”.