12.5 C
Tirana
E diel, 26 Mars, 2023
spot_img

Pique e paska në gjak, po tradhëton edhe të dashurën e re?!

Gerard Pique i ka hedhur sërish benzinë zjarrit të thashethemeve rreth besnikërisë së tij, e këtë radhë nuk lidhet me Shakirën, por me të dashurën e vet të re, Clara Chian. Paparazzi, i cili fotografoi Shakira dhe Pique gjatë lidhjes së tyre 12-vjeçare, postoi në Instagram një profil të një vajze duke hedhur dyshimet se futbollisti po e tradhton dhe Clarën.

 “A e njeh, Gerard? Mos u habit nëse Shakira të ka vënë gjithë botën kundër”, ka shkruar ai. Vajza quhet Julia Puig Gali dhe sipas profilit të saj në rrjetet sociale, ajo është nga Barcelona dhe ka përfunduar masterin për të Drejtën Penale Ekonomike.

Pikërisht me Julian po thuhet se Pique ka tradhëtuar edhe Chia-n, lidhja me të cilën, sipas burimeve pranë dyshes, ka pasur tensioni pas këngës së re të Shakirës. 23 vjecarja së fundi ka bërë një ndërhyrje kozmetike të paguar nga futbollisti.

Ajo ka fryrë buzët, dhe ndjekësit menjëherë komentuan se Clara ka një kompleks inferioriteti përballë këngëtares së famshme kolumbiane, dhe nuk ndihet më e sigurtë me veten në raportin e saj me Pique.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit