Për ditëlindjen e moderatores Kiara Tito u lajmërua një surprizë e madhe në BBVA të martën, që në fund rezultoi të ishte një këngë romantike nga Luizi. Por shumë fillimisht menduan se bëhej fjalë për dicka tjetër.
Mjaft ndjekës pritën në fakt që surpriza të vinte nga ish-i i saj, Butrint Imeri, i cili e kishte paralajmëruar dhe vetë se dicka do të ndodhte. Ai postoi një foto të moderatores me kurorë, postimi i parë që ka bërë për Kiarën në llogarinë e tij, duke e pasuar me një tjetër postim të tij ku shkruante që të martën do të kishte një surprizë.
Të marten ishte pikërisht ditëlindja e saj dhe Prime-i i “BBVIP.” Disa orë para nisjes së spektaklit Butrinti publikoi një tjetër foto, të cilën e shoqëronte me mbishkrimin, “qetësia përpara stuhisë.” Së fundmi, burime për “Kryefjala.com” kanë konfirmuar se Butrinti ka qenë atë natë në Tiranë dhe do të futej në “BBVIP” për të performuar, por dikush në moment të fundit i ka ndërruar mendjen.
Madje mund të jenë edhe komentuesit që kanë shkruar në Instagramin e këngëtarit duke i kërkuar të mos e bënte, pasi mesa duket publiku kërkon të shohë më shumë shanset e Luizit me moderatoren.