5.5 C
Tirana
E premte, 31 Mars, 2023
spot_imgspot_img

“Gëzuar Mjeshtër”, Ndriçim Xhepa feston 66-vjetorin e lindjes!

Aktori i njohur i teatrit dhe kinematografisë shqiptare Ndriçim Xhepa feston sot 66-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të shënuar, në mes të urimeve të shumta që ai ka marrë, ka qenë edhe urimi nga aktori Lulzim Zeqja, i cili në rrjetin e tij social Instagram ka publikuar një foto me të dhe krah saj ka shkruar,  “Gëzuar Mjeshtër! Edhe 100! Të uroj me zemër më të mirat! Jetë të gjatë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lulzim Zeqja (@lulzimzeqja)

Ndriçim Xhepa ka lindur më 21 janar të 1957-s, në Tiranë. Ai është djali i “Artistes së Popullit” dhe aktores së madhe, Margarita Xhepa. Pas mbarimit të studimeve për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve, më 1979, Ndriçim Xhepa filloi punë në Teatrin Kombëtar.

Nga fillimi i viteve ’80, sidomos në vitet ’90 e me tej, ai u bë një nga aktoret më të spikatur të planit dramatik e psikologjik. Në teatër ka interpretuar rreth 35 role, nga të cilat veçohen: Arseni te drama “Nën dritat e skenës” e Ruzhdi Pulahes, Prometeu te drama “Prometeu” e Viktor Eftimiut, për të realizuar më pas figurën pasionale të Romeos te tragjedia “Romeo dhe Zhuljeta” të Shekspirit.

Një karrierë të suksesshme ka pasur Ndriçim Xhepa edhe në kinematografi. Ka interpretuar rreth 30 role kryesore, duke qene një nder aktorët më të pëlqyer e më në zë për shume vite radhazi. Tërhoqi vëmendjen për lojën e kahut psikologjik në rolin e Fredit në filmin “Hije që mbeten pas” dhe “Flutura në kabinën time”.

Ndriçim Xhepa është shpallur tri here fitues i Kupës për “Aktorin më të mirë” në Festivalet e Filmit në vitet 1987, 1989 e 2000 dhe dy herë fitues i çmimit “Aleksander Moisiu” për “Aktorin më të mirë” në Festivalin Kombëtar të Teatrit me 1986 dhe 1995. Mban titujt “’Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës’’.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit