Kanye West prezanton vajzën me njerkën, si reagoi North!  

Kanye West e thirri vajzën e tij të madhe, North për të darkuar së bashku me të dhe bashkëshorten e tij të re dhe Bianca Censori, në një restorant të Malibusë, në Kaliforni. Nëntë vjecarja mori edhe një shoqe me vete, teksa bashkë me të, zbarkoi edhe ekipi i saj i sigurisë në restorantin e nivelit të lartë ku Kanye, i njohur më mirë si Ye, 45 vjeç, po e priste së bashke me partneren 27 vjecare.  

Reperi i Bound 2 u lidhi kurorë me shtetasen australiane këtë muaj, dhe detajet e dasmës u mbajtën të fshehta, pavarësisht se së fundi publikoi një këngë të titulluar Censori Overload. 

Të porsamartuarit mbërritën në restorant pak përpara të bijës, me Kanye që duket se mbante në gisht një unazë martese. Njerka e North-it kishte veshur një  xhaketë të madhe lëkure mbi një palë strece të zeza, e mbante një cantë ngjyrë kafe. Pamjen e kishte kompletuar me një palë çizme me taka mbi gju, të mbuluara me gëzof të bardhë. 

Flokët e verdha të prera shkurt i kishte ngjitur pas kokës, dhe gjatë gjithë kohës, nuk e hiqete telefonin nga dora. North, nga ana e saj, që tashmë është një yll i vogël në Tik Tok, mbërriti me xhinse të zeza të grisura. Duke qenë së mbërriti më vonë, ajo nuk është parë të ndërveprojë me njerkën, por nuk dihet cfarë ndodhi brenda në restorant.  

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article