Pas reagimit të Fatmir Laçej, nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve, i cili theksoi se intervista e tij ishte prerë dhe ishte nxjerr nga konteksti, ka reaguar edhe noteri tjetër Artan Treska, ish-kryetar i Dhomës së Noterëve të Tiranës, i cili pa ashtu ishte pjesë e programit të fundit të “Fan Club”.
Artan Treska thekson se intervista e tij është keqinterpretuar, teksa ka sqaruar se shuma që ata i dhanë Luizit mund t’i jepej cilido noter që do të ishte në vështirësi ekonomike. Artani ndër të tjera thotë se për realizimin e asaj interviste presioni ka qenë shumë i madh.
“Intervista që kam dhënë para disa ditësh është keqkuptuar për këtë arsye duhet të bëj një sqarim ndaj familjarëve e ndaj fansave. Kam pohuar që ka kërkuar ndihmë sikurse do t’i jepej të gjithë noterve që do të ishin në vështirësi. Shoh që intervista ime është prerë dhe është keqinterpretuar. Unë nuk kam dashur të jap intervista të tilla por presioni ka qenë shumë i madh për ta realizuar”, shprehet ai.
Fjalët e notërve u përcollën te publiku nga Top Channel sikur ata pretendonin se Luizi ka kërkuar lekë nga Dhoma e Noterisë duke përfituar një fond prej 2 milionë lekësh të vjetra dhe gjithashtu se i ishte hequr e drejta e licencës së noterit për shkak të shkeljeve, gjë që u mohuan nga noterët.