KreuCelebrity

“Të bëj blerje si njeri normal”; Si ja plotësoi dikur miku i tij dëshirën e madhe Michael Jackson!

Ëndrra e Michael Jackson ishte që të bënte blerje si një njeri i zakonshëm, pa u ‘mbytur’ nga fansat, paparacët apo shikimet kureshtare. Në një intervistë të dhënë disa vite më parë ai tregoi se ka shumë dëshirë të merrte karrocën dhe të lëvizte lirshëm nëpër supermarket, për të përjetuar se si do të ishte ‘të fusësh gjërat në një shportë supermarketi’.

Në vitin 2003, pasi përmendi këtë dëshirë në një intervistë, një mik i tij që kishte një qendër tregtare me një supermarket e mbylli supermarketin për një ditë për klientët e tjerë, duke i dhënë kështu mundësinë mbretit të pop-it të përjetonte dëshirën e tij.  Për t’i dhënë asaj një ndjenjë autenticiteti dhe realiteti, stafi, familja dhe miqtë e Michael e populluan dyqanin ushqimor, disa të veshur si stafi i dyqanit, të tjerë si blerës. Më pas Jackson vuri dorezat e verdha prej lateksi dhe e shtyu karrocën e tij lart e poshtë nëpër supermarket. Ai luajti shumë në dyqan dhe e krahasoi përvojën me të qenit në Disneyland, sepse siç edhe u shpreh ai, “Unë duhet të bëj diçka që normalisht nuk mund ta bëj”.

Kjo video është sa për të qeshur, aq edhe e trishtueshme për paktin që ju duhet të bëjnë VIP-at me veten e tyre, për të hequr dorë nga të qenit njeri dhe nga kënaqësitë e vogla të jetës që të bëjnë të kuptosh se je prej mishi dhe gjaku.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF