4.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Mars, 2023
spot_imgspot_img

E “dhimbshme”: Bie me fytyrë në tokë, videoja e rrëzimit të Halle Barry bëhet virale!

Halle Berry bëri një paraqitje që u solli buzëqeshje të gjithëve në një gala bamirësie të mbajtur në Los Angeles. Në momentin që po bëhej gati të dilte në skenë dhe të mbante fjalimin e saj, aktorja u pengua në shkallë dhe u rrëzua me fytyrë në tokë.

Momenti i rënies u filmua nga kamerat në event, por edhe nga telefonët celularë të pranishmëve. Në imazhet virale në internet shihet casti kur Halle Berry pengohet në shkallë, bie me bark dhe ngrihet me ndihmën e të ftuarve në skenë. Edhe pse e gjithë bota u trondit nga rënia e aktores, ajo vetë e kaloi me shaka “hallin e saj”, ndërsa i paralajmëroi po duke duke të pranishmit që të mos i publikonin xhirimet në internet.

Megjithatë, në fund ishte vetë Berry që e postoi klipin në rrjetet e saj sociale, me një mbishkrim qesharak i cili shpjegontë situatën:

‘Ajo që ndodhi ishte se… Mikja ime e dashur @shillahekmatpiano më ftoi të flisja në eventin e saj të bamirësisë duke kremtuar një organizim të mrekullueshëm të quajtur @lookingbeyondla që mbledh para për fëmijët me nevoja të veçanta… dhe atëherë kjo ndodhi!!!! Unë rashë me fytyrë. Nëse mundeni, shkoni te lookbeyondla.com dhe dhuroni. Fëmijët e meritojnë!”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Halle Berry (@halleberry)

Shumë prej 8.1 milionë ndjekësve të saj në Instagram e lavdëruan për mënyrën se si e përballoi situatën e sikletshme, duke lënë komente të tilla si: “Jo, jo, jo: “Çfarë mënyrë për të marrë një gafë dhe për ta kthyer atë në një gjë pozitive” dhe “Ti u ngrite si kampione që je!”.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit