Këngëtarja Eleni Foureira solli në jetë fëmijën e saj të parë të martën e 7 shkurtit. Mediat greke dhanë lajmin po atë ditë se këngëtarja dhe partneri i saj, Alberto Botia, u bekuan me një djalë, ndërkohë që së fundmi këngëtarja shqiptare ka publikuar dy fotografi shumë të bukura teksa mban në krahë të birin e sapolindur.
“Ti je arritja ime më e madhe, 07/02/23″, ka shkruar këngëtarja, teksa nuk kanë munguar urimet dhe bekimet. Ndërkohë gjinekologu i këngëtares Alberto Botia ka folur në emisionin “Happy Day” duke dhënë detaje për lindjen e Eleni Foureira, “Ajo ka lindur në orën 15:20 të pasdites. Eleni Foureira ishte bashkëpunuese gjatë gjithë kohës dhe pati një lindje shumë normale. Kur bëhesh nënë për herë të parë, emocionet janë më të forta dhe Eleni përpos lodhjes i shijoi ato. Ajo është një grua shumë e fortë, shembull edhe për gratë e tjera që kanë patur dhe kanë probleme me shtatzëninë”.
View this post on Instagram