Einxhel Shkira dhe DJ Dagz ishin një prej cifteve solide që dolën nga edicioni i parë i Big Brother VIP Albania, dhe kanë qenë që prej atëherë në qendër të vëmendjes së publikut.
Dyshja janë bërë tashmë prindër të një djali, por duke qenë se karrierat i kanë ndërtuar mes Shqipërisë dhe Kosovës, kjo mund të kthehej në një problem për ta.
Cifti megjithatë duket se e ka gjetur zgjidhjen. Të ftuar në emisionin “Zemër Luana”, ata zbuluan detaje si nga jeta e tyre personale, ashtu edhe nga planet për të ardhmen. Moderatorja pohoi se do të jetë ajo që do të lërë Tiranën për të qenë me djalin e tyre për të qenë pranë DJ Dagzit në Kosovë.
“Unë do të shkoj në Kosovë, meqë PM tha se do të vinte në Shqipëri për Sarën unë po shkoj në Kosovë”, tha Einxhel. Sarah Berisha dhe DJ PM ishin pervec Einxhel dhe Dagz një cift tjetër i krijuar në BBVA vitin që shkoi.