KreuBeauty

Sekreti i bukurisë së përjetshme të Cindy Crawford kushton 20 dollarë!

Sekreti i bukurisë së përjetshme të Cindy Crawford kushton

Kur bëhet fjalë për bukurinë e përjetshme, nuk ka asnjë si Cindy Crawford, duke qenë se supermodelja ikonë është gjithmonë tërheqëse, si në fotosesione ashtu edhe kur poston një selfie pa grim në Instagram.

Çfarë fshihet pas hijeshisë së 57 vjeçares së  famshme të pasarelave? Cindy pak ditë më parë zbuloi një rutinë bukurie që e aplikon për dekada me radhë. Supermodelja tha se është mbështetur në ‘Formulën e Susamit të Lehtë të Vajit të Trupit Neutrogena qysh prej kohës kur ishte një vajzë në të njëzetat.

Sekreti i bukurisë së përjetshme të Cindy Crawford kushton

Crawford zbuloi zgjedhjen e saj të preferuar në një intervistë të re me “The Cut”, ku u pyet nëse kishte ndonjë gjë në rutinën e saj të bukurisë që ajo e përdor që nga vitet ’90. Edhe pse ylli i pasarelave pranoi se nevojat e saj për lëkurën kanë ndryshuar, ajo ndau një produkt që ishte ende në arsenalin e saj të gjatë të produkteve të bukurisë.

Sekreti i bukurisë së përjetshme të Cindy Crawford kushton

“Neutrogena ka një vaj trupi që e përdor shpesh, dhe kjo më kujton plotësisht se jam 25 vjeç në Nju Jork,” tha ajo.

Është e lehtë të kuptosh pse supermodelja e do vajin e trupit në fjalë. E mbushur me një vaj ultra-hidratues të nxjerrë nga farat e pastra të susamit të bardhë, formula e lehtë, e pastër rrëshqet pa probleme dhe përthithet menjëherë për të hidratuar dhe qetësuar thellësisht lëkurën, duke ndihmuar në arritjen e një shkëlqimi rrezatues, e gjitha kjo pa ndjesinë e rëndë të një locioni trupi. I projektuar për t’u masazhuar në lëkurë pas dushit ose banjës për të bllokuar lagështinë, vaji është veçanërisht i shkëlqyeshëm për llojet e thata dhe madje të ndjeshme të lëkurës.

A e përmendëm se vaji i vlerësuar më i lart vjen me vetëm 20 dollarë për shishe? Duke marrë parasysh çmimin e përballueshëm dhe rekomandimin e shkëlqyeshëm nga Crawford (plus mbi 20,000 review të mira në Amazon!), është e sigurt të thuhet se shumë gra dhe vajza tashmë do marrin parasysh  zgjedhjen e supermodeles.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF