16.5 C
Tirana
E mërkurë, 31 Maj, 2023
spot_imgspot_img

Në formë të shkëlqyer; Demi Moore provokon me pozat me bikini në moshën 60-vjeçare!

Demi Moore me postimin e saj të fundit në Instagram ka treguar edhe një herë se është në super formë dhe ka një trup spektakolar. Në foto ajo ka treguar fizikun e saj të tonifikuar teksa është e vëshur me bikini gjatë një dite në plazh me qenin e saj, Pilaf.

Aktorja, e cila luajti në “Ghost” mbi 30 vjet më parë, duket po aq e tonifikuar sa asokohe. Në foton e dytë, aktorja është strukur në rërë duke mbajtur pranë vetes qenin.

Vajza e saj Tallulah Willis, 29 vjeçe, komentoi “E bukur”, ndërsa aktorja Amy Landecker, 53, shkroi: “Sa të vërteta jeni ju të dy?”, ndërkohë të shumta kanë qenë komentet plot lëvdata për fizikun e saj. “Një 10 perfekt”, pretendoi një tjetër përdorues.

Vlen të kujtohet se ylli u përpoq ta fuste qenin e saj në Librin e Rekordeve Botërore Guinness si qeni më i vogël.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit