KreuStil Jetese

Mori propozim për martesë; Kiara Tito: Harrova çdo dhimbje, lot, zhgënjim

Mori propozim për martesë; Kiara Tito: Harrova çdo dhimbje,

Moderatorja e njohur Kiara Tito mori këtë të shtunë propozimin për martesë nga Luiz Ejlli. Edhe pse u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP”, ajo mori me vete shumë dashuri dhe unazën e propozimit për martesë, të cilën së fundmi e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në Instagram.

Përkrah një fotoje të dorës ku mban unazën e dhuruar nga këngëtari, moderatorja shprehet tejet e lumtur dhe i falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur, teksa iu ka uruar të gjithëve që dashuria të mbizotërojë edhe te ta.

“Zemra plot! Aq shumë u gëzova dje, sa harrova çdo dhimbje, lot, zhgënjim. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që keni treguar gjatë rihyrjes time në shtëpinë e ‘Big Brother’. Çdo mesazh, koment apo votë mbështetëse e ka bërë këtë eksperiencë të paharrueshme dhe të veçantë për mua! Dashuria mbizotëroftë në zemrat tuaja! Sinqerisht, realisht e juaja”, ka shkruar Kiara në mesazhin e saj.

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Kujtojmë që romanca e tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka patur ulje dhe ngritje, por mesa duket pas daljes së Luizit nga ‘reality show’ romanca e tyre do të kurorëzohet në martesë..

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF