
Luiz Ejlli është parë këto dy ditët e fundi ti distancuar nga partnerja e tij, Kiara Tito, me të cilën nisi një histori dashurie në BBV. Edhe vetë moderatorja e ka vënë re një gjë të tillë, dhe herë pas herë e ka pyetur se cfare nuk shkon, por është përballur me “indiferentizmin e tij”.
Megjithatë, duket se gjithcka ka qenë një rreng nga ana e këngëtarit që në fakt, duket sikur po përgatit propozimin për martesë për Kiara Titon. Teksa ndodhej në dhomën e rrëfimit, ai ka lënë hapur mikrofonin dhe biseda e tij është dëgjuar në audio.
“Do ishte shumë mirë sikur Kiara ta kuptonte ose ta pranonte që i ka ardhur fundi tani, kjo lidhje nuk ecën më, ishte e bukur sa zgjati dhe le të mbyllet këtu. Çdo gjë e ka një fillim dhe një fund, do kemi kujtime të bukura. Kam lojën shumë më të rëndësishme, për hir të vërtetës nuk e shoh Kiarën në planet e mia për të ardhmen. Besoj me aq sa e kemi respektuar njëri-tjetrin uroj të më kuptojë dhe pse jo të mbesim shokë të mirë edhe jashtë tek e fundit. Nuk e kam pasur për qëllim t’i bëj gjë të keqe, përveçse të kaloj mirë me të”, tha ai gjatë bisedës në dhomën e rrëfimit.
Por në fund, këngëtari la të nënkuptohet se do i propozojë për martesë moderatores dhe theksoi se “po luaj me zjarrin”. “Ku, ku, ku po luaj me zjarrin. Të ma bëjë ajo mua këtë punë, s’më intereson hiç, jo të më propozojë për martesë por s’di çfarë”, tha Luizi.







Horoskopi ditor, e premte 21 prill 2023






Cristiano Ronaldo rrezikon burgun!






Horoskopi ditor, e enjte 20 prill 2023
