
Ishte në kulmin e karrierës së tij; fansat janë të shokuar nga lajmi i vdekjes së yllit të K-pop-it, Moonbin në moshën vetëm 25-vjeçare. Kompania e tij diskografike njoftoi se këngëtari u gjet i pajetë nga menaxheri në banesën e vet në Seul mbrëmjen e së mërkurës.
“Ai duket se është vetëvrarë, por një autopsi po shqyrtohet për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes”, tha policia. Moonbin kishte punuar si aktor dhe model përpara se t’i bashkohej grupit popullor të djemve Astro në vitin 2016 në moshën 18-vjeçare.
Që nga viti 2020, ai kishte performuar me një tjetër anëtar të Astro, Sanha, në një duo. Moonbin & Sanha kishin qenë në mes të një turneu botëror me performancën e tyre të fundit në Bangkok më 8 prill.
Motra e Moobin, Moon Sua është gjithashtu një këngëtare K-pop, pjesë e grupit të vajzave Billie. Vëllezërit e motrat kishin folur më parë në intervista publike për varësinë e tyre nga njëri-tjetri. Moonbin është ylli i fundit i K-pop-it që ka humbur jetën vitet e fundit. Koreja e Jugut ka shkallën më të lartë të vetëvrasjeve të të rinjve nga të gjitha vendet e zhvilluara dhe ndërsa shkalla e përgjithshme e vetëvrasjeve në vend po bie, vdekjet e atyre tek të 20-at po vijnë në rritje.


Cristiano Ronaldo rrezikon burgun!






Horoskopi ditor, e enjte 20 prill 2023









FOTO/ Neymar do të bëhet baba për herë të dytë!


Horoskopi ditor, e mërkurë 19 prill 2023
