KreuStil Jetese

Dasara rrëfen arsyen e divorcit: Më la për një vajzë 10 vite më të re!

Dasara rrëfen arsyen e divorcit: Më la për një vajzë 10

Gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj ka qenë e ftuar në programin “Shije Shtëpie” në televizionin Klan dhe për herë të parë ka treguar arsyen e divorcit nga ish-bashkëshorti i saj italian. Gazetarja pranoi se është tradhtuar nga ish-partneri i saj, me të cilin ka një vajzë.

“Le ta themi këtu dhe le të shpërthejnë portalet, mua bashkëshorti më la për një vajzë 9-10 vjet më të re se mua kështu që në realitetin në të cilin jetoj unë, këto gjëra ndodhin dhe më kanë kushtuar martesën”, tha Karaiskaj.

Ndërsa sa i përket faktit nëse partneri do t’ia rrëfente tradhtinë dhe do t’i kërkonte falje, ajo u shpreh se zgjedhja e parë do të ishte familja. “Po sigurisht, ai është babai i fëmijës tim, si e diskuton? Po patjetër, do ruaja familjen”, tha Karaiskaj.

Kujtojmë që Dasara Karaiskaj së fundmi ka qenë aktive duke komentuar lojën e banorëve të “big Brother VIP”, dhe gjatë analizave të saj ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me vajzën e saj dhe ajo si nënë nuk do të futej në një program të tillë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF