
Çfarë ndodh me ne kur vdesim është një pyetje, përgjigjen e së cilës shumë njerëz janë të dëshpëruar ta dinë. Një 57 vjecar ka ndarë përvojën e tij magjepsëse me ‘jetën e përtejme’, gjatë së cilës ai pretendon se u dërgua nga engjëjt në vendin që më pak e priste: Në një pijetore. David Hanzel kaloi dy muaj në koma pasi pësoi pneumoni dhe më pas sepsis në shtator 2015.
I vetëshpallur një “udhëheqës shpirtëror” në Karolinën e Veriut, Hanzel thotë se e dinte se do të “vdiste” herët. Ai pretendon se vdiq vite më parë, edhe pse në fakt kishte rënë në koma dhe pacientët që bien në një gjendje të tillë, teknikisht, janë ende gjallë.
57 vjecari rrëfen se mbylli sytë dhe kur i hapi përsëri ai ishte në ‘qiellin e natës’ e dikush e drejtoi në një pub aty pranë. “Më kujtohet që mbylla sytë sepse isha i sëmurë. Dhe pastaj kur hapa sytë përsëri, u gjenda përballë qiellit më të bukur të natës që kisha parë ndonjëherë, ishte si mëndafsh. Nuk kishte re, nuk kishte yje, nuk kishte asgjë. Dhe nuk kishte as fillim as fund”, tha ai për Daily Star.
Hanzel tregoi më tej se iu afruan dy ‘qenie’, nga një në secilën anë të tij. Pati një ndjesi sikur i njihte; të dyja ato e ndihmuan të lundronte në mjedisin e tij të ri drejt një dritës më të jashtëzakonshme të bardhë, të rrethuar nga engjëj.
Këta të fundit, sic thotë, e cuan në një pijetore që kishte ‘shishe me ngjyra të bukura’, por jo alkool. Më burri shtoi se beson që ky vizion i ndodhi sepse njeriu “sheh pas vdekjes cdo gjë me të cilën ndihet rehat”. Pasi doli nga pub-i, Hanzel pretendon se u ngjit në anën e një ‘ndërtese të madhe të bardhë’ të bërë nga mermeri, por hapat i kishte aq të lehtë sa i dukej sikur po notonte. Shumë shpejt pas kësaj, u zgjua nga koma dhe u ndje i ‘shëruar’ nga sëmundjet e tij.





FOTO/ Neymar do të bëhet baba për herë të dytë!


Horoskopi ditor, e mërkurë 19 prill 2023












Horoskopi ditor, e martë 18 prill 2023
