
“Met Gala” ka shpallur së fundmi çmimin e biletave dhe njerëzit filluan të spekulojnë arsyen e rritjes së çmimit, madje duke thënë se personat që marrin pjesë në këtë event po dhurojnë tashmë për Muzeun Metropolitan të Artit. Biletat e vitit të kaluar ishin 30 000 dollarë, ndërsa tani ata e kanë rritur biletën e çdo personi në 50 000 dollarë, sipas burimeve që folën për “Page Six”.
“Këta njerëz tashmë po dhurojnë aq shumë, të kërkosh më pas atë shumë është shumë”, tha një burim i brendshëm. Ndërsa një tjetër thotë se biletat janë të lakmuara, “Për çdo person që vendos të mos shkojë, 20 veta do të rreshtohen pas tyre dhe do të luten të vijë”. Burimet thonë se Anna Wintour, organizatorja e eventit është shumë selektive se kë fton në gala, dhe nëse disa mund të paguajnë shumën, nuk do të ftoheshin. “A do t’i dojë Anna ata njerëz? Ndoshta, ndoshta jo”, thotë burimi.
Disa pretendojnë se arsyeja e tyre për të mos shkuar në gala është sepse ata nuk duan të merren me temën e këtij viti: “Karl Lagerfeld: Një linjë bukurie”, duke përfshirë “Camp”, “In America”, “Heavenly Bodies” dhe “Punk”.
Lagerfeld ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e prodhimit krijues të Balmain, Patou, Chloé dhe Fendi, por të gjithë e dinin se shija e tij modeloi një pjesë të madhe të deklaratës së modës së Chanel. “Temat e Chanel janë kaq ikonike. Brandet e tjera kanë identitetin e tyre. Çfarë do të bëjnë?”, shtoi burimi.
Lagerfeld është një individ shumë i veçantë, i cili do ta kishte gjithmonë të menduar pamjen e tij personale, me flokët e tij të bardhë në bisht, syze dielli, një xhaketë kostumi dhe doreza pa gishta.


Horoskopi ditor, e martë 18 prill 2023


India ia kalon Kinës për numrin e popullisë!





Ndahet nga jeta Ahmad Jamal!


Rama bëhet operacion nga apendiciti!



Horoskopi ditor, e hënë 17 prill 2023





