
Kim Kardashian u kryqëzua nga fansat për një fotografi që publikoi në rrjete sociale, pasi mungonte gishti i saj i mesit. Bëhet fjalë për një imazh që ka shpërndarë në Instagram e veshur me një palë bikini ‘Skims’.
Shumë fansa vunë në dukje se sa seksi dukej nëna e katër fëmijëve, por të tjerë theksuan se sa keq ishte edituar fotografia.
“Prit ku është gishti i mesit?”, pyeti një fans, ndërsa një tjetër shtoi: “Përse u editua shumë kjo foto?!…. Gishti i anës së djathtë u fshi”.
“Publikoje një fotografi normale. Askujt nuk i intereson. Jeni në të 40-at”, theksoi një tjetër përdorues i rrjeteve sociale.
Disa nga fansat e Kardashian e mbrojtën atë në komente, duke shpjeguar se gishtat e saj mund të shtrembërohen për faktin se e mban një pajisje në telefon.
Kjo nuk është hera e parë që Kim akuzohet për të tilla gjëra. Themeluesja e “Skims’ dhe anëtarët e saj të familjes janë akuzuar shpesh për mënyrën se si e përdorin ‘photoshop’-in po mesa duket kjo nuk do ndikojë në postimin e fotografive siç ato duan.








Horoskopi ditor, e diel 16 prill 2023

Pse po pijnë më pak qumësht gjermanët!









Horoskopi ditor, e shtunë 15 prill 2023

Përse u sulmua selia e Louis Vuitton në Paris?
