
Gjërat nuk janë më si më parë mes Luizit dhe Efit në BBVA. Edhe pse përpara daljes së saj nga shtëpia kishin krijuar shoqëri, pas rikthimit të Efit pati disa debate mes tyre që lidheshin me një reagim që ajo kishte bërë jashtë shtëpisë së famshme në lidhje me një situatë të këngëtarit me partneren e tij, Kiara Tito.
Një pjesë e shkurtër e klipit ku Efi bënte një deklaratë që mbronte Luizin, por në anën tjetër ‘sulmonte’ Kiarën, bëri që raporti i tyre te thyhej.
Së fundi, teksa ndodhej me Jori Dellin në oborrin e shtëpisë, Luizi tha se nuk ka besim tek Efi dhe se ajo ka nevojë për të që të ecë përpara në rrugëtimin e saj brenda formatit.
“Efit nuk i besoj, ajo thjeshtë ka nevojë për mua që të ecë, e shfrytëzon këtë gjë, Efit nuk po ia varte askush kur hyri, prandaj donte të dilte, në momentin që i shtriva dorën unë iu bë fushë me lule, e mbështeta kur ishte në debate me Kristi, Dean dhe Nitën, i rrija në krahë pak rëndësi nëse kishte të drejtë apo gabim, dhe kështu depërtojë dhe tani ndihet e sigurt se thotë kam Luizin”, tha Luizi. “E justifikon duke thënë e kam shumë shok, në këtë lojë nuk mundesh të kesh shokë sepse të gjithë jemi për të eliminuar njëri-tjetrin, mund të kesh marrëdhënie të mira, por shoqëria shihet jashtë jo brenda dhe problem është se e unë jashtë e kam parë Efin si është, doli klipi këtu se çfarë ka bërë kur ka qenë jashtë që e përdori për qëllime të saj personale”, shtoi ai.
Në një bisedë jashtë shtëpisë, Luizi ka folur me Dean në lidhje me Efin. Ai tha se të gjitha veprimet e saj janë si rezultat se ajo ka pasur interes, kur ka parë fuqinë që kishte vetë Luizi në lojë. Këngëtari tha se nuk i beson shoqërisë së saj dhe se do e sulmojë kur ajo nuk e pret.







Horoskopi ditor, e shtunë 15 prill 2023

Përse u sulmua selia e Louis Vuitton në Paris?







Zyrtare: seriali “Harry Potter” do të xhirohet!




