
Në mediat rozë, flitet prej ditësh se tashmë kanë vendosur t`i ndajnë rrugët e tyre. Por as Dafina Zeqiri, e as Dj Geek nuk kanë thënë ende asnjë fjalë në publik për këtë temë.
Ai sidoqoftë nuk e harroi këngëtaren në ditën e saj të lindjes. Sot ajo mbush 34 vjeç dhe partneri (ose ish partneri) e etiketoi si “Mbretëreshë”.
Dj Geek ndau një postim në InstaStory ku krahas fotos së Dafit shkroi “Gëzuar ditëlindjen mbretëreshë”.
Këngëtarja e ripostoi mesazhin e tij, ndërsa fansat menjëherë nisën të aludojnë se mos cifti e ka gjetur sërish gjuhën e përbashkët. Dyshja është ndarë dhe një herë kohë më parë, por u ribashkuan, dhe ndjekësit po shpresojnë që ky të jetë rasti përsëri.