KreuStil Jetese

Arrestohet Valdrin Sahiti, kapet me drogë në Stamboll!

Arrestohet Valdrin Sahiti, kapet me drogë në Stamboll!

Stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti, është arrestuar në Aeroportin e Stambollit. Arrestimi i tij ka ndodhur pasi dyshohet për veprën penale blerja, pranimi, posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë.

Policia Turke ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës. Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë.

Mënjeherë pas kësaj Vadrin Sahiti është arrestuar në Aeroportin e Stambollit. Valdrin Sahiti ishte pajisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish-ministres së Jashtme të Kosovës, Melisa Haradinaj.

Kujtojmë qw Valdrin Sahiti ka bashkëpunuar me emra të njohur të skenës, si Elvana Gjata, Bora Zemani, Elita Rudi dhe shumë të tjerë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF