KreuStil Jetese

Paralajmërimi për përjashtim, çfarë i tha Efi mbrëmë në vesh Ronaldos?

Paralajmërimi për përjashtim, çfarë i tha Efi

I eleminuari i radhës nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, ishte Ronaldo Sharka, por edhe Efi e mori një paralajmërim pasi i tha moderatorit dicka në vesh teksa po përshëndetej me të.

Efi u dëgjua teksa i thoshte “jep ndonjë informacion nga jashtë”.Për këtë, Arbana ka ftuar Efin, Luizin dhe Bledin në dhomën e surprizave.Efi tha se atë e tha me shaka. Ndërsa, Arbana ju tha që po jua rikujton që të mos përjashtohen.

Edhe kësaj radhe qëndrimi i Ronaldosj nuk zgjati më shumë se dy javë, pas eliminimit, ai foli nga studio lidhur me eliminimin e tij. “Ishte një fazë shumë e çuditshme dhe interesante. Edhe pse kisha informacione nga jashtë, nuk hyra me shpatë në dorë. Vazhdoj me mendimin që aty ka njerëz që hanë bukë kot. I kam thënë Kiarës që të mos ndryshojë. I kam dhënë disa herë sinjale që ajo po ndryshonte sjellje, besoj publiku e ka kuptuar. Një javë kishte jashtë, nuk mund ta merrte aq shumë malli.

Më ndezi nominimi i Nitës. Në optikën time, Luizi më faktorizoi. Sot në një moment, kalon Jori dhe i thotë Kiara, si mund të jetë kaq e bukur kjo vajzë. Mendoj se ka dhe pak xhelozi mes tyre.”, u shpreh Ronaldo.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF