KreuStil Jetese

Kate Middleton, e gjitha blu për Pashkë: Por e theu protokollin me thonjtë! 

Kate Middleton, e gjitha blu për Pashkë: Por e theu protokollin me

Familja mbretërore britanike po i nënshtrohet provave gjenerale për kurorëzimin e mbretit Charles. Me rastin e Pashkëve, ata u mblodhën të gjithë në kështjellën Windsor, e këtë rast e shfrytëzuan edhe për të bërë disa përgatitje për ditën e kurorëzimit, të planifikuar të mbahet në 6 maj.  

Nuk mungoi sigurisht aty edhe Kate Middleton me bashkëshortin, princin Harry dhe tre fëmijët e tyre. Të gjithë të veshur me mjaft elegancë, por Kate ra në sy më shumë se të gjithë me kombinimin e saj kokë e këmbë në një ngjyrë blu elektrizuese.  

Pamja e saj u lavdërua shumë, me përjashtim të një detaji: atë të thonjve, që princesha i kishte lyer në ngjyrë të kuqe të ndezur. Një shkelje kjo e protokollit, i cili i dikton anetareve të familjes mbretërore të përdorin ngjyra që nuk bien shumë në sy.  

Kësaj i shtohet dhe fakti që Kate, ashtu si anëtaret  e tjerë të familjes, supozohet të jetë ende në zi për largimin nga jeta të Mbretëreshës Elizabetë.  

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF