
Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të këtë të diel në mes miqve, kolegëve dhe njerëzve të saj të zemrës. Dhe mes dhuratave të shumta që këngëtarja ka marrë, mesa duket surprizën më të madhe e paska patur ajo vetë.
Edhe pse këngëtarja ka zgjedhur që të mos e bëjë publik lajmin e ëmbël, burime pranë Kryefjala.com kanë mësuar se ajo dhe Bes Kallaku së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.
Barku i Xhensilës dukej paksa më i rrumbullakosur se zakonisht, dhe nga format trupore perfekte duket se nuk është si pasojë e kilogramëve të shtuara. Po të njëjta burime bëjnë me dije se gjatë festës këngëtarja nuk piu pije alkoolike, dhe ky është një fakt tjetër që tregon se këngëtarja është vërtet shtatzënë.
Gjithsesi na mbetet të presim që vetë Xhensila dhe Bes të konfirmojnë lajmin e ëmbël..





Më në fund Victoria Beckham foto me nusen!


Horoskopi ditor, e hënë 10 prill 2023



Pse moda po shikon prapa?




Horoskopi ditor, e diel 9 prill 2023





