
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly u panë duke shijuar romancën e tyre në Hawaii, disa muaj pasi qarkulluan lajmet për krizë në marrëdhënien e tyre. Në fotot e shpërndara në mediat botërore aktorja 36-vjeçare dhe reperi 32-vjeçar shihen të lumtur teksa të kapur për dore shëtisin në plazhet e Big Island të Hawaii.
“Ata janë rikthyer zyrtarisht pasi kaluan një problem të vështirë në marrëdhënien e tyre. Muajt e fundit kanë qenë të vështira për të dy, por ata u larguan së bashku për të shëruar raportin e tyre dhe kjo ka funksionuar. Ata ndihen më të lidhur se kurrë”, tha një burim i afërt pranë çiftit për “Daily Mail”.
Këto pushime vijnë pasi u tha se ata ishin ndarë, madje aktorja e “Transformers” hoqi edhe unazën e saj të fejesës. Megan u pa e vetme dhe duke mos mbajtur unazën e saj të fejesës në festën Oscars të Vanity Fair muajin e kaluar.
Kujtojmë që Megan dhe MGK u fejuan në janar 2022, dhe tashmë thuhet se ata po flasin edhe për martesë.

Horoskopi ditor, e hënë 10 prill 2023



Pse moda po shikon prapa?




Horoskopi ditor, e diel 9 prill 2023










Horoskopi ditor, e shtunë 8 prill 2023

