KreuStil Jetese

Rita Ora më e lumtur se kurrë me fëmijët e bashkëshortit Taika Waititi

Rita Ora më e lumtur se kurrë me fëmijët e

Rita Ora dukej më e lumtur se kurrë teksa po argëtohej me fëmijët e bashkëshortit të saj Taika Waititi.

Njerka e dashuruar, Rita, 32 vjeçe, mori Matewa-n 7-vjeçare dhe Te-n 10-vjeçare në një shëtitje në një panair në Sidnei, duke përfshirë lojëra të ndryshme.

Ylli i popit bëri një buzëqeshje të gjerë teksa ishte në karnavalin e Pashkëve të The Showring Entertainment Quarter me dy të rinjtë.

Rita tregoi linjat e saj të tonifikuara e veshur me pantallona të shkurtra të zeza të cilat i bashkoi me një bluzë të thjeshtë të bardhë.

Regjisori i filmit Taika, 47 vjeç, ndan dy fëmijët e tij me ish-gruan e tij Chelsea Winstanley, 47 vjeç, nga e cila u nda në vitin 2018 pas shtatë vitesh martesë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF