KreuStil Jetese

Sulmohet me armë ndërtesa ku jeton modelja shqiptare në SHBA!

Sulmohet me armë ndërtesa ku jeton modelja shqiptare në SHBA!

Kanë qenë momente tronditëse ato që përjetoi mëngjesin e një dite më parë modelja shqiptare Xhesika Berberi. Një person i armatosur ka hyrë në ndërtesën ku ajo jeton në SHBA, dhe këtë e tregoi vetë.

Në një video të publikuar në Instagram, modelja tregoi se ishte fshehur në dollapin e rrobave dhe në momentin që fliste, agresori ishte brenda ndërtesës. E frikësuar po priste që të vinin forcat e policisë për të neutralizuar situatën.

“Po fshihem në dollapin tim sepse kishte të shtëna në ndërtesën time. Autori është futur dhe po fshihet brenda ndërtesës me një armë. Ka shume helikopterë përreth. Kjo po ndodh qysh kur u zgjova këtë mëngjes dhe është thjesht çmendur dhe e frikshme,” tha ajo.

Më pas me anë të një tjetër postimi, Xhesika qetësoi fansat duke shkruar se tani është e sigurtë dhe se policia e kishte nxjerrë personin nga ndërtesa, ndërsa nuk harroi gjithashtu të përcillte edhe një falenderim për ndjekësit që u shqetësuan për të.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF