Regjisorja Vera Grabocka dhe aktori i njohur Timo Flloko janë dy nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Regjisorja gjithmonë ka qenë e rezervuar për jetën e saj private dhe ka zgjedhur që të vijë pranë publikut vetëm me anë të produksioneve të saj super të suksesshme.
Por tashmë të gjithë ata që e duan regjisoren e njohur kanë mundësi të shohin në llogarinë e saj të Instagramit copëza të bukura nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi Grabocka ka publikuar një video teksa është duke konsumuar kafen e mëngjesit me njeriun e saj të zemrës.
Ata ndodhen në kopshtin e gjelbëruar të shtëpisë së tyre duke shijuar rrezet e diellit. “Mëngjes me diell”, ka shkruar ajo përkrah postimit, duke na e zbukuruar gjithëve Instagramin. Të menjëhershme kanë qenë komentet nga ndjekësit, të cilët nuk i kanë kursyer fjalët e bukura për çiftin.
Më herët Vera ka ndarë vargje të bukura të cilat aktori i njohur ia ka dedikuar, duke dhënë në këtë mënyrë një model frymëzues se dashuria e vërtetë i reziston kohës. Kujtojmë që Vera dhe Timo janë prindër të një vajze, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Elsa 24 orë në Tiranë, arsyeja shumë familjare!
Horoskopi ditor, e premte 7 prill 2023
A mund të mbrojë kafeja nga sëmundjet e mëlçisë?
Tom Hardy do të jetë James Bondi i ri?!
Vivien dhe Getinjo: prindër për herë të parë!
Silvio Berlusconi diagnostikohet me leucemi!
