KreuStil Jetese

Meghan do të rikthehet në gjykatë; motra e saj nuk heq dorë!

Meghan do të rikthehet në gjykatë; motra e saj nuk heq dorë!

Polemikat rreth jetës së Meghan Markle vazhdojnë edhe pasi fitoi me sukses gjyqin e ngritur nga gjysmë motra e saj, Samantha Markle. Mesa duket gruaja e Princit Harry do të shkojë sërish në gjykatë. Samantha ngriti një padi për shpifje pas intervistës famëkeqe të Meghan Markle me Oprah Winfrey në vitin 2021. E teksa të enjten çështja u hodh poshtë nga një gjykatë e qarkut në SHBA, duke deklaruar se Meghan e ka fituar çështjen, tashmë ka një kundërpadi të paraqitur nga Samantha.

Sipas “Radar Online”, Samantha ka kërkuar dëmshpërblim nga motra e saj për ato që ajo pretendoi se ishin ‘deklarata të rreme dhe keqdashëse’ të bëra nga Meghan gjatë intervistës së saj me Oprah. Pasi Meghan fitoi, nga Samanta është bërë e qartë se ajo nuk e respekton vendimin e marrë nga gjykata dhe do ta kundërshtojë vendimin.

“Ne presim të paraqesim një argument edhe më të fortë për shpifjet dhe humbjet që klienti ynë është dashur të durojë”, tha avokati për “The Telegraph”. “Amendamenti i ardhshëm do të adresojë disa çështje ligjore që kanë të bëjnë me pretendimet tona për shpifje pasi lidhen në mënyrë specifike me intervistën e Oprah në CBS”.

Sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, ekziston një periudhë 14-ditore ku dikush që ka paraqitur një padi lejohet të bëjë ndryshime në çështjen e tij fillestare. Nëse këto ndryshime janë mjaft të forta, ose gjenden prova të reja, atëherë një gjyqtar i dytë do të lejohet të marrë përsipër çështjen.

Pikërisht kur Meghan Markle mendoi se kishte mbaruar me procedurat ligjore kundër saj, duhet të fillojë sërish..

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF