
Reklama më e re me Jennifer Lopez ka ngjallur debat të madh mes fansave. Diva latine po promovon një pije alkoolike, ndërkohë që ajo vetë prej vitesh thotë se nuk konsumon alkool. Plus, fotot e reja ishin aq të modifikuara sa JLo mezi duket sikur ka kaluar të 20-at, pavarësisht se është 53 vjec.
Lopez dëshiron të fitojë para nga çdo gjë, edhe nëse bie ndesh me parimet e saj. Ndonëse nuk pi alkool, ajo sapo ka hedhur në treg një markë pijesh alkoolike, duke i shqetësuar shumë fansat, të cilët besojnë se do të ishte më e përshtatshme të promovonte diçka pa alkool, sipas vetë parimeve të saj.
“Më pëlqen të argëtohem dhe të pushoj me miqtë, por kurrë nuk kam gjetur një pije që më përshtatet. Unë kam kërkuar për diçka që mund të shijoj, që i përshtatet mënyrës së kujdesshme që jetoj jetën time. Kur nuk e gjeta, vendosa të krijoj Delola”, tha artistja, duke shtuar se “kishte kërkuar dicka me përbërës më të mirë, shije më të mire dhe më pak kalori se koktejet tradicionale”.
Por fansat nuk e vlerësuan iniciativën e saj. “J.Lo ishte një frymëzim për mua për të qëndruar larg alkoolit. Historia është se ajo pi rrallë dhe nëse pi, është vetëm për ndonjë rast feste. Pra, është zhgënjyese për mua që promovojnë alkoolin kur ka kaq shumë pije joalkoolike! Për hir të argumentit, sigurisht që është një biznes dhe ka të bëjë me para… por është një pretekst i rremë për të promovuar alkoolin – për t’u argëtuar, kur ajo ende thotë se alkooli është i keq për lëkurën e saj dhe nuk hyn në stilin e tyre të jetës. Por çfarë nuk bëjmë njerëzit sot për ca para shtesë?”, ka komentuar një fanse në postimin e saj. Oh, çfarë zhgënjim! Pse nuk krijoi një markë pijesh jo-alkoolike, nëse ende fliste kaq shumë kundër alkoolit dhe nëse ende nuk pi?”. “Mendova se Jennifer Lopez nuk pinte alkool”, janë disa komente të tjera.