KreuStil Jetese

E kaluara misterioze e Georgina Rodriguez: Arrogante edhe pse ishte e varfër!

E kaluara misterioze e Georgina Rodriguez: Arrogante edhe pse ishte e

Georgina Rodriguez ka qenë vazhdimisht në krye të lajmeve gjatë viteve të fundit, që kur filloi të takohej me Cristiano Ronaldon dhe veçanërisht pas publikimit të serialit të saj të suksesshëm në Netflix “I am Georgina”. Madje, partnerja e Cristiano Ronaldos është kritikuar nga persona të ndryshëm, mes tyre edhe një ish-koleg, i cili e ka etiketuar atë si arrogante.

“Ajo ka qenë gjithmonë e tillë, edhe nëse nuk ka patur shumë para ose nuk ka paratë që ka tani, ajo gjithmonë ka patur një lloj arrogance dhe epërsie”, tha ish-kolegu i saj në TikTok. “Në fund, ajo ishte gjithmonë në kërkim të suksesit të madh dhe kjo është arsyeja pse ajo punoi në firma të ndryshme luksoze. Ajo njihte shumë njerëz në botën e natës në Madrid. Është e vërtetë që ajo jetonte në një apartament shumë të vogël, por gjithmonë donte të përparonte dhe, kur u takua me Cristiano Ronaldon, ishte shansi i saj për t’u bërë një yll”.

Po ku ka punuar Georgina Rodriguez në vitin 2016, para se të takohej me Ronaldon? Ndonëse tashmë njihet si partnerja e futbollistit të njohur, sigurisht që nuk ka qenë gjithmonë kështu. Pasi u transferua në Madrid në vitin 2013, Georgina filloi të punonte në një dyqan të Massimo Dutti. Më pas, ajo u transferua në Bristol për të punuar si ‘babysitter’ dhe për të mësuar anglisht.

Georgina u kthye në kryeqytetin spanjoll në vitin 2016, dhe u punësua si shitëse në një dyqan Gucci, ku u njoh dhe me Cristiano. Besohet se ajo u pushua nga dyqani pasi u përhapën thashethemet për lidhjen e saj me Ronaldon, kështu që ajo u punësua në El Corte Ingles.

Pasi çifti doli publikisht me lidhjen e tyre, Georgina filloi punën si modele dhe pjesa tjetër, siç thonë ata, është histori.

Tags:

Home bordo