KreuStil Jetese

AI mund të krijojë një civilizim ku sundojnë robotët? The Sun:”Musk ka të drejtë që shqetësohet”! 

AI mund të krijojë një civilizim ku sundojnë robotët?

Imagjinoni dikur të jeni gati të ngjiteni në një avion drejt një pushimi ëndrrash kur inxhinierët e tij paralajmërojnë se ka një shans të madh që ai të rrëzohet. “Përgjigja e arsyeshme është mos fluturoni”, thotë themeluesi i Skype, Jaan Tallinn i cili tani drejton Qendrën për Studimin e Rrezikut Ekzistencial. Magjistari i IT-së është dukr folur për inteligjencën artificiale super të shpejtë, e cila mund të përmirësojë jetën për të gjithë në planet – ose , mund të na dënojë të gjithëve me vdekje, shkruan The Sun. Shqetësimi i Tallinn nuk është vetëm për pasagjerët e kujdesshëm që përgatiten për ngritjen në ajër, por për të gjithë racën njerëzore, që është tashmë sic thotë ai “duke lundruar drejt një pike pa kthim”. 

Edhe vetë gjigantët e teknologjisë që kryesojnë “akuzën” në garën e teknologjisë robotike multitrilionë dollarëshe janë të shqetësuar.”Unë mendoj se njerëzit duhet të jenë të lumtur që edhe ne jemi pak të frikësuar nga kjo,” tha Sam Altman, Chat GPT i të cilit po e pushton botën. 

Eliezer Yudkoësky, nga Instituti i Kërkimeve të Inteligjencës së Makinerisë në Berkeley, Kaliforni, mendon se duhet të frikësohemi vërtet.“Shumë studiues të zhytur në këto çështje, duke më përfshirë edhe mua, presin që rezultati më i mundshëm i një AI inteligjente mbinjerëzore është që praktikisht, të gjithë në Tokë të vdesin. Jo se duhet të ndodhë patjetër, por se do të ishte gjëja më normale në kushte të tilla”, shprehet ai, duke shtuar: “Inteligjenca artificiale ka vërtet një potencial të madh pozitiv veçanërisht për kujdesin shëndetësor, ndryshimet klimatike dhe ushqimin. Chatbots për shembull, shkruajnë poezi ose muzikë, ese shkollore apo libra të tërë në stilin e autorëve të famshëm. Por ajo ka dhe një anë shumë negative. 

Njohja e fytyrës, propaganda e thellë e rreme, algoritmet keqdashëse dhe dronët vrasës të programuar për të zgjedhur objektivat e tyre janë tashmë një fakt i keq i jetës. Dhe e gjithë kjo po ndodh përpara se AI të fillojë të zhvillojë një mendje të sajën, me të cilën të vendosë pastaj se cilave të dhëna të krijuara nga njeriu duhet t’i bindet e cilat të hedhë poshtë – pavarësisht nga kostoja e jetëve njerëzore. AI është dëshmuar tashmë e aftë ( nëse ia lënë asaj në dorë) për të projektuar bio-toksina që mund të zhdukin popullata të tëra. Kjo shpjegon zhurmën e gjenive të tillë të teknologjisë si Elon Musk i Tesla-s dhe Steve Wozniak i Apple-it për ta ndaluar menjëherë zhvillimin e saj teksa bota punon për të gjetur mënyra sesi të vazhdojë ta mbajë AI-në të sigurtë. Eliezer Yudkowsky mendon se që tani, jemi tepër vonë. “Pas pamjes së jashtme të një AI që flet me ju dhe u përgjigjet pyetjeve tuaja qëndron një varg gjigand numrash të padepërtueshëm,” thotë ai. “Askush nuk e di se çfarë lloj mendimi po formëzohet brenda tyre… 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF