
Banorët e Big Brother VIP duhet të japing sot vendimin përfundimtar në lidhje me shtyrjen e spektaklit, gjatë të cilit do të konfirmojnë ose jo qëndrimin e tyre deri në 6 maj. Arsyeja përse iu kërkua të merrnin një vendim për zgjatjen e qëndrimit ishte sulmi i armatosur ndaj Top Channel të dielën në mbrëmje, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola.Në promon zyrtare të BBVIP, njoftohet se aktorja Olta Gixhari ka kërkuar të lërë shtëpinë ku ende nuk dihet se cili do jete vendimi i saj deri në fund të spektaklit, dhe motivet e saj për të lënë në këtë pikë lojën.
Tre të nominuarit e javës janë Keisi, Qetsori dhe Antoneta. Olta ndërkohë zhvilloi përpara pak ditësh një bisedë telefonike me partnerin e saj Dorin, pasi produksioni u dha mundësinë për të folur me një familjar pas sulmit me armë në Top Channel, bisedë kjo në të cilën të dy treguan se i ka marrë shumë malli për njëri-tjetrin.
Në 28 mars, policia e Tiranës bëri të ditur se ka vendosur një shpërblim prej 100 mijë eurosh për çdo informacion të vlefshëm që mund të çojë në identifikimin e personave që pak pas mesnatës të së hënës, qëlluan me armë godinën e televizionit Top Channel. Ajo ka vendosur në dispozicion dhe një numër të posaçëm telefoni duke garantuar anonimatin e kujtdo që ofron të dhëna. Ky është ndër shpërblimet më të mëdha të vendosura ndonjëherë nga autoritetet për zbulimin e një ngjarjeje kriminale.




Receta/ Supë me pesto borlizoku





Horoskopi ditor, e shtunë 1 prill 2023




Çfarë po ndodh me Kiarën pas daljes nga BBVA!






