
Aktori i humorit, Elvis Pupa ka bërë një rrëfim të dhimbshëm brenda BBV. Teksa bisedonte me Oltën, ai tregoi u bën 8 vite që ka humbur babain e tij në një aksident në det. Elvisi u shpreh se babai i tij humbi jetën në det, si pasojë e dallgëve të forta. Për të ka qenë e vështirë ta pranonte këtë humbje, por me ndihmën e një shoku i cili ishte psikolog, arriti ta kalonte e të bëhej më i fortë përballë situatave të ndryshme në jetë.
Elvis Pupa: Doja me dal se më dukej vetja sikur po rrija kot, thashë më mirë dal jashtë bëj ndonjë punë.
Olta: O Visi ca je duke thënë, ti je rreze dielli këtu në shtëpi.
Elvis Pupa: E vlerësoj
Olta: Ti je energji pozitive, je shumë i mirë
Elvis Pupa: Kam dhe një gjë tani në këtë periudhë, një lidhje emocionale me ca data dhe jam çik kshu si…
Olta: E ndiej që ke dicka
Elvis Pupa: Më kap ndonjëherë kështu dhe mua. Unë mundohem ti kontrolloj emocionet, jam i ndjeshëm por nuk e jap veten, i mbaj gjërat përbrenda e më lodhin.
Olta: Ke humbur një person të afërt?
Elvis Pupa: Babën, me atë e kam. Po i afrohet data e ditëlindjes këtë periudhë. U bënë tetë vite që e kam humbur.
Olta: Ishte aksident?
Elvis Pupa: Aksident. Them shyqyr që e patëm dhe aq, se disa nuk i kanë, disa nuk i kanë njohur hic. Ishte aksident në det, ne ishim në Australi, ka ndodhur kështu bam bam. Ka pasur dallgë, është futur dhe nga lodhja e ka lënë zemra.








Horoskopi i ditor, e premte 31 mars 2023











