
Luizi mori telefonatën e parë nga e ëma brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania. Ajo u interesua fillimisht për shëndetin e tij dhe pastaj e siguroi se jashtë cdo gjë është mirë.
“Mbaj premtimin që ke dhënë”, i ka thënë nëna këngëtarit. Por Luizi gjatë gjithë kohës ankohej se nuk dëgjonte mirë se cfarë i thoshte ajo, e në një moment të caktuar nga produksioni i thonë se koha e tij ka mbaruar. Aty, Luizi u nervozua me produksionin.
Biseda:
Nëna e Luizit: Faleminderit produksionit që na e ka të mundur këtë telefonatë. Ata zoti i forcoftë, ju mu ba edhe ma të fortë, edhe me vazhdu. Ndëgjo nanë. Luiz. Ti me vazhdu nanë. Sepse e kena provu vetë… Na jena krejt mirë. Jena krenar me ty. Vazhdo.
Luizi: Me vazhdu dihet që do vazhdoj moj burrneshë.
Nëna e Luizit: Andrra vazhdon. Ti vazhdo na ke ba krenar. Ti me bekimin e Zotit, luten e babës, shpirtin e tan Shqiptarisë vazhdo, maj zotimin që e ke dhanë.
Luizi: Në rregull, a ta fitoj a jo?
Produksioni: Luiz, koha jote mbaroi.
Luizi: Kur mbaroi, se nuk e niva? Me shkëputje. Seriozisht e ke?







Jay-Z, reperi më i pasur për vitin 2023!












