KreuStil Jetese

“Qentë le të lehin..”, Me kë e ka Kiara?

“Qentë le të lehin..”, Me kë e ka Kiara?

Pak ditë më parë Kiara la përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe tashmë që gara mbaroi për të ajo është kthyer në tifozen më të zjarrtë të Luizit, të dashurit të saj. Me anë të postimeve të saj moderatoja ka treguar se i mungon Luizi dhe nuk kanë munguar as fjalët e zemrës, të cilat kur ndodhej brenda shtëpisë nuk thuheshin shpesh nga ana e saj. “Zgjohem dhe fle përballë teje. 24/24 vetëm me ty! Vazhdo përpara Luani im”, ka shkruar ajo.

Por së fundmi në një postim, ajo ka ndarë një foto me Luizin dhe ka shkruar, “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”. Po për kë e ka Kiara këtë mesazh? Për banorët e “Big Brother VIP” të cilët vazhdimisht janë kundra Luizit dhe ajo mendon që ai duhet të ecë përpara duke u shpallur fitimtar pavarësisht vështirësive në lojë apo për të gjithë ata fansa që kanë dyshuar te dashuria e Kiarës dhe Luizit.

Të shumtë ishin fansat që dëshironin që moderatorja të dilte nga BBV pasi mendonin se ajo po pengonte lojën e tij, sikurse dhe te dashuria e saj pasi ajo shpesh theksonte se donte hapësirë dhe këngëtari nuk ja jepte këtë gjë. Gjithsesi mbetet për t’u parë se si historia e tyre do të vazhdojë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.. Pra, koha do ta tregojë..

Kujtojmë që pas daljes nga “Big Brother VIP” kanë qenë me mijëra fansat që janë shtuar në Instagramin e Kiarës, ndoshta për faktin se tashmë ndjekësit janë kureshtarë më tepër për mbështetjen që ajo do t’i japë Luizit, por edhe të shohin përditshmërinë e moderatores..

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF