
Luiz Ejlli ka një mendim të tijin mbi atë cfarë e lëndon më shumë një femër. Sipas këngëtarit, nuk bëhet fjalë për gjënë e parë që mund të shkojë në mendje në raste të tilla, e që është tradhtia.
Teksa bisedonte me banorët, me humor, Luizi solli me shaka këndvështrimine tij mbi këtë temë.
Ai tha se përpara tradhtisë, vjen këpuca e preferuar, ku mori shëmbull një rast kur një vajzë që ka fiksim një palë këpucë nuk i merr dot pasi nuk ka numër.
“Dy gjëra e therin femrën më shumë se tradhtia. Kjo një, se edhe tradhëtinë e falin, edhe atë moment se durojnë është kur janë në një dyqan këpucësh, kanë zgjedhur këpucët që i pëlqen dhe shkon e i thotë shitëses a ke numër më të vogël dhe i thotë jo”, ishte batuta e tij.