KreuStil Jetese

Angelina Jolie, “kapet mat” me miliarderin e famshëm?! 

Angelina Jolie, “kapet mat” me miliarderin e famshëm?! 

Pasi është parë në shoqërinë e disa meshkujve të famshëm si The Weeknd apo Paul Mescal, Angelina Jolie bëri të ngrihen edhe një herë dyshimet për një lidhje të mundshme. Aktorja është fotografuar në shoqërinë e një miliarderi të pashëm.  

Jolie dhe David Mayer de Rothschild kishin dalë bashkë për drekë. Aktorja, 47 vjeç, dhe ambientalistja britanike, 44 vjeç, u panë duke dalë nga restoranti Nobu në Malibu, Kaliforni një ditë më parë. Sipas Page Six, takimi zgjati tre orë dhe buzëqeshja në fytyrën e Angelina Jolie tregoi qartë se ajo ndihej mjaft mirë në shoqërinë e Mayer de Rothschild.  

Edhe veshja e saj tregonte se ylli hollivudian i kishte kushtuar mjaft rëndësi këtij takimi: ajo dukej shumë elegante me një fustan të zit ë derdhur në trup, me të cara anash në pjesën e belit. Kombinimin e kishte kompletuar me këpucë të zeza me taka dhe syze të errëta.  Mayer de Rothschild ishte veshur casual, me xhinse, një këmishë blu dhe xhaketë, të cilat i përshtati me këpucë të zeza.Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka komentuar thashethemet se mund të jenë në një lidhje. Nuk dihet nëse takimi ka qenë romantik apo i lidhur me punën, sepse të dy ata janë të angazhuar në fushën e aktivizmit.

Mayer de Rothschild është një avokat ambjentalist dhe ka punuar si ambasador për Hyundai MK, automobili i parë i ndërtuar si makinë hibride ose elektrike. Nga ana e saj, Angelina Jolie është thellësisht e përfshirë në aksione humanitare, duke punuar për 20 vjet me refugjatët si ambasadore speciale e Kombeve të Bashkuara. 

Tags:

home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF