KreuStil Jetese

VIDEO/ “Ça ishte kjo, kallash?!”, Momenti kur banorët tremben nga të shtënat drejt Top Channel!

VIDEO/ “Ça ishte kjo, kallash?!”, Momenti kur banorët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:00 të kësaj të hëne. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës së Top Channel, dhe për pasojë ka mbetur i vdekur roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç.

Mirëpo të shtënat me breshëri të armëve janë ndjerë edhe në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP”, konkretisht Qetsori dhe Kristi të cilët po qëndronin në oborr ku dhe janë shqetësuar nga breshëria e armës.

https://zebra.cdnja.co/v/1m/1m6KP.mp4?token=_581PTv8rZ4DFxuPOAZNEQ&expires=167990720

Pas ngjarjes në autostradën e Kavajës, te vendi i quajtur “Përroi i Agait”, është gjetur një mjet i djegur tip “Range Rover”, i cili dyshohet se u përket autorëve. Sipas informacioneve, targat e mjetit rezultojnë të vjedhura. Policia është në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave.

A post shared by Revista Bordo (@revistabordo)

Ndërkohë është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF