KreuStil Jetese

10 mijë euro, arsyeja e ftohjes? Ilir Shaqiri rrëfehet për shoqërinë me Sabianin!

10 mijë euro, arsyeja e ftohjes? Ilir Shaqiri rrëfehet për

Gjatë kohës që ishin brenda shtëpisë së Big Brother VIP, këngëtari Sabian Medini dhe balerini Ilir Shaqiri u bënë miq të ngushtë. Por shoqëria e tyre u kris për arsye që nuk u pohuan hapur. U përfol megjithatë se shkaku ishte fakti që Iliri nuk i dha Sabianit 10 mijë eurot e premtuara publikisht. I ftuar në emisionin “Më Lër të flas”, balerini tregoi se si qëndron e vërteta. Sipas tij, Sabiani ka marrë respektin e duhur dhe se vazhdojnë të kenë një raport normal, duke lënë të nënkuptojë se ka mbajtur premtimin e tij.

Romeo Veshaj: Si vazhdon raporti yt me Sabianin?

Ilir Shaqiri: Shumë normal.

Romeo Veshaj: Ia dhe lekët?

Ilir Shaqiri: Si i imi me Donaldin.

Donald Veshaj: Po ju betoheshit për kokë të njëri-tjetrit more djalë!

Ilir Shaqiri: Po normal, edhe ti betohesh për kokën e Romeos.

Donald Veshaj: E ke vëlla tamam domethënë?

Ilir Shaqiri: Po tani vëlla tamam! Disa vëllazëri zgjasin, disa nuk zgjasin, disa modifikohen.

Romeo Veshaj: Unë këtë dua nga ty, ia dhe lekët?

Ilir Shaqiri: Po, po respektin ia kam bërë, kështu që Sabi e di. Unë mendoj që Sabi meritonte dhe mori respektin e duhur prej Ilirit, pikë, mbaroi!

Romeo Veshaj: Po nëse unë hyj Bigun e ardhshëm, ti dhe Donaldi do më mbështesni mua?

Donald Veshaj: Si mendon do e mbështesim atë, do dalim nëpër live, do flasim për Bigun?

Ilir Shaqiri: Do të të përgjigjem me një pyetje.

Romeo Veshaj: Ti qenke si ai Fatos Nano!

Ilir Shaqiri: Do doje të kishe mbështetjen si ia bërë ti Donaldit, apo si ma bëri familja mua?

Donald Veshaj: Romeo i ka si pikë të dobët helikopterët, thjesht a na i mban xhepi ne.

Ilir Shaqiri: Do doje të hidhnim lekë për naftë dhe për karafila apo do doje thjesht një suport?

Romeo Veshaj: Kohët e fundit kam vendosur që të jem i vërtetë me veten time.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF