KreuStil Jetese

Monika Lubonja: Kam qarë për dashurinë!

Monika Lubonja: Kam qarë për dashurinë!

Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Monika Lubonja ka qenë e ftuar këtë të premte në “Kurthin e Piter Pan” dhe është intervistuar nga gazetarët e vegjël të programit. Teksa u pyet nga një prej fëmijëve se për çfarë ajo është mërzitur më shumë në jetën e saj, aktorja u shpreh se ka patur raste që është lënduar, por është mundur të përmirësohet që mos të ndodhin më.

 “Kanë ndodhur gjëra që nuk doja të më ndodhnin, por unë jam e fortë dhe i kam kaluar me guximin dhe besimin te vetja ime. Gjithmonë mundohem t’i përmirësoj gjërat që mos të lëndohem më në jetë”, tha aktorja.

Lubonja tha se në jetën e saj ka çaluar në fushën e dashurisë dhe me sinqeritet pranoi që ka vuajtur shumë dhe qarë shumë për të, “Kam çaluar në dashuri dhe kam vuajtur shumë. Kam qarë për dashurinë por në dhomën time kur kam qenë vetëm”.

Një tjetër pyetje që iu bë Monikës nga gazetarët e vegjël ishte, “Ti ke bërë gjithë këto gjëra, në televizor, në film, në teatër. Po për të martuar, ke vendosur kur do martohesh?”, dhe ajo tha, “Unë princin e prita dhe princi nuk erdhi. Kurse unë tani do të pres mbretin, por nuk do ta pres me kalë. Nëse ai do t’i përmbushi të gjitha, me gomar a me breshkë të vijë nuk ka rëndësi. Kur vjen me ngadalë, gjëja është e bukur.”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF