
Aktorja Olta Gixhari është kthyer në njërën prej konkurenteve më të forta të edicionit të dytë Big Brother VIP Albania. Ajo shquhet veçanërisht për debatet e forta dhe situatat dramatike që arrin të krijojë me banorët e tjerë në shtëpi.
Ajo ka preferuar ta mbajë larg syrit të medias partnerin e saj, për të cilin dihet vetëm se quhet Dori, por ai është përmendur shumë shpesh tani në kuadër të këtij emisioni.
Së fundi, po përmendet si shumë i cuditshëm fakti që në një nga këto ditë, aktorja nga Durrësi është dëgjuar duke i thënë Deamishelit se ka kontaktuar me të nga brenda shtëpisë. Nuk dihet se në çfarë konteksti e ka thënë këtë, megjithatë videoja në fjalë është bërë virale në rrjetet sociale.
Kaq ka mjaftuar që disa ndjekës të hedhin dyshime se ajo mund të jetë duke pasur kontakte me partneri ne saj, ndërsa të tjerë thonë se Olta thjesht mund të ketë shfrytëzuar dhomën e rrëfimit për t’i dërguar atij një mesazh privat.










Horoskopi ditor, e enjte 23 mars 2023








Mbyllet Instagrami i Luiz Ejllit!

Horoskopi ditor, e mërkurë 22 mars 2023
