
Chris Hemsworth, 39 vjec dhe Elsa Pataky, 46 ndezën polemika në internet pasi postuan traditën e tyre të cuditëshme familjare. Në ditëlindjen e binjakëve Sasha dhe Tristan, 9 vjec, Chris ndau në Instagram një postim ku shkruante: “Vetëm kështu hamë tortë në këtë shtëpi”.
56 milionë ndjekësit e Chris panë aty sesi bashkëshortja e aktorit, Elsa, i zhyt njërit prej fëmijëve kokën në tortën me çokollatë, ndërsa djali tjetër duket se do të ketë të njëjtin fat. “Urime dy djemve të mi të vegjël, në moshën 9-vjeçare! E vetmja mënyrë për të ngrënë tortë në këtë shtëpi është të fusim fytyrën në të!!”, ishte mesazhi, por ai shkaktoi indinjatë të madhe mes ndjekësve.
Shumë prej tyre kanë komente negative duke e cilësuar këtë veprim si “të neveritshëm, e madje dhe të rrezikshëm. Ata madje i këshilluan prindërit që të kontrollojnë se nuk mos ka kruarëse dhëmbësh në tortë përpara se të fusin kokën e një fëmije në të. “E rëndë, e vrazhdë dhe një mënyrë shumë e mirë për t’i prishur ditën fëmijës suaj për pjesën tjetër të jetës,” ishte njëri nga komentet më therëse.





Mbyllet Instagrami i Luiz Ejllit!

Horoskopi ditor, e mërkurë 22 mars 2023













